Rajon

Tifozët e Partizanit sulmojnë ekipin e Salsburgut, përleshën me policinë (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 26, 2016

Përleshje para stadiumit “Elbasan Arena” mes tifozëve të kuq dhe policisë.

Ka qenë një moment i pakëndshëm, kur autobusi i ekipit të Red Bull Salzburgut po parkonte në sheshin para impiantit dhe një prej ultrasve të kuq shkoi afër dhe goditi me shkop xhamin e parë, shkruan Panorama.

Në moment ndërhyn policia, që shoqëroi me forcë tifozin dhe këtu nisi përleshja. Ultrasit e kuq tensionohen dhe kapen me forcat e rendit, teksa për pak minuta situata është agravuar.

Lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, duke mos u ndikuar aspak nga ky incident.

Kujtojmë se Partizani do të luaj sonte kundër Salsburgut në kuadër të Ligës së Kampionëve.