Botë

Sky Sport: Higuain është futbollist i Juves

By Dijart Dyla

July 26, 2016

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, është transferuar te Juventusi.

Sky Sport raporton që është arritur marrëveshja mes Juventusit dhe Napolit për Gonzalo Higuainin, përcjell Lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” është pajtuar që ta paguajë klauzolën prej 90 milionë eurosh të cilën Napoli ia kishte vendosur “El Pipitas”. Këtë shumë Juventusi do ta paguajë brenda dy vitesh.

Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Juven, në të cilën do të përfitojë 7.5 milionë euro në vit.

Para Higuainit, Kampioni i Serie A është përforcuar edhe me Dani Alves, Miralem Pjanic, Mehdi Benatian dhe Marko Pjacan.