Shpërthim në një fabrikë armësh në Azerbajxhan, 20 të plagosur (Video)

Të paktën 20 persona u plagosën gjatë një shpërthimi në një fabrikë armësh në Azerbajxhan, sipas autoriteteve shëndetësore lokale, raporton AP.

Deri më tani nuk ka informacion mbi shkakun e shpërthimit në fabrikën në Shirvan, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Lia Bajramova tha se 20 persona janë transportuar në një spital lokal me lëndime të ndryshme, por nuk kishte dhënë hollësi të tjera.

Banorët e zonave përreth janë evakuuar.

Temat
BotëLajme

Të afërta