Ronaldo kapet në aksion me seks-bombën italiane në Ibiza (Foto)

Pas një sezoni të paharrueshëm dhe totalisht dominues në Evropë me Real Madridin dhe Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka kaluar pushime të çmendura në Ibiza.

Derisa ditët i ka kaluar kryesisht me familje në jahtin e tij, Ronaldo mbrëmjet i ka kaluar me bukuroshe të ndryshme.

E së fundmi, ai është fotografuar me bukuroshen e zjarrtë italiane, Cristina Buccinio, përcjellë “Lajmi.net”.

Fotoja është publikuar nga revista e përjavshme “Chi”, ku dyshja shihet në një klub nate.

Vetëm pak ditë më parë, Buccino kishte thënë publikisht se e pëlqen portugezin nga pikëpamja fizike, ndërsa mbrëmja e kaluar bashkë tregon se ata kanë më shumë se vetëm miqësi.

Ibiza ka qenë gjithmonë shtëpia e flirteve të verës për Ronaldon, por mbase në këtë sezon, ajo do t’i sjellë atij dashurinë e jetës.

Cristina-Buccino-ReDam-Collection-2014-03

riverapress31luglio

Temat
ShowbizSport

Të afërta