Botë

Policia franceze vret dy sulmues që morën pengje në një kishë

By FIRST CHANNEL

July 26, 2016

Dy burra të armatosur kanë marrë pengje në një kishë franceze.

Në kishën franceze pranë Rouen në veri të Francës, dy burra kanë marrë pengje ku në mesin e tyre ishin një prift dhe dy motra, transmeton lajmi.net.

Nga një burim i policisë franceze, thuhet se rreth gjashtë persona u mbajtën peng, në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray.

Megjithatë me ndërhyrje të policisë, ata vranë të dy sulmuesit, që janë ende të paidentifikuar, ndërsa besohet se ka edhe të plagosur.