Merjem kishte frikë se ish i dashuri i saj do të merrte në duar paratë e saj, kështuqë ajo siguroi vajzën në Gjermani duke hapur një llogari bankare dy milionëshe.
Kan Ates ka lënë aktoren Merjem Uzzerli përderisa ishte shtatzënë, dhe për vajzën e tij Lara-n, as që dëshiron të dëgjojë. Tani, që ish i dashuri i saj po ballafaqohet para falimentimit, aktorja ka siguruar veten dhe vajzën e saj.
Biznismeni turk iu ka shkaktuar dëm klientëve për rreth 86 milionë euro duke ikur në Meksikë. Merjem kishte frikë se tani do të tentojë të marrë edhe të hollat e saj, kështuqë ka hapur një llogari bankare në Gjermani me vlerë dy milionë euro. Lara, vajza e saj, do të jetë në gjendje të marrë paratë pasi të rritet në moshë madhore.
Aktorja turke, e cila u bë e njohur si Sultan Hyrem në serialin legjendar “Sulejmani i Madhërishëm”, publikon rregullisht foto në Instagram për të përkëdhelurën e saj.
Adhuruesit janë të pajtimit se edhe vajza do të bëhet e famshme një ditë sikur nëna e saj, do të ketë një karrierë të bujshme në fushën e aktrimit apo të modelimit.