I humb marijuana, policia bën thirrje që pronari të shkojë në stacion për ta marrë

Një departament i policisë në Pensilvani është duke kërkuar pronarin e një sasie të marijuanës që i kishte humbur.

Ata nepërmjet një postimi në Facebook, kanë treguar se sasia e marijuanës së humbur është dërguar në polici në një pako, përcjell lajmi.net

Policia ka bërë thirrje për pronarin e marijuanës që të ndalojë në stacion për ta marrë.

Ja postimi i plotë i policisë:

Mirëmëngjesi fqinjë. Më parë këtë javë, një nga banorët e quajtur CTPD mori një paketë që nuk e kishte pritur. Pa emër pronsie edhe pse zyrtarët kontrolluan për ndonjë emër të mundshëm të pranuesit. Ajo çfarë kemi gjetur, nuk na ka befasuar, ishte marijuanë cilësore. Ne jemi të sigurt se dikujt, diku është duke i munguar, atëherë ejani në stacion për ta marrë nëse jeni pranuesi. Qëndroni të sigurtë.

Screenshot_2-7-650x358

Temat
Fun

Të afërta