Erdogan shkon në Rusi për herë të parë pas konfliktit, takon Putinin

Mediat Turke raportojnë së Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në datën 9 Gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi në të cilën do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Zëvëndës Kryeministri i Turqisë Mehmet Shimshek me anë të një komunikatë për media njoftoi se takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Shen-Petersburgut. Sipas zv/kryeministrit në këtë takim do të bisedohet për rivendosjen e marrdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve pas incidentit ushtarak, raporton Express

Vlen të theksojmë se kjo është vizita e parë që pas incidentit të datës 24 Nëntor të vitit 2015 ku u rrëzua një avion luftarak Rus në territorin e shtetit turk. Pas incidentit pati deklarata të ashpëra ndërmjet qeverive duke sjellë dhe anullimin e shumë marrëveshjeve tregëtare.Këto marrëdhënie filluan të normalizoheshin pas zarfit që i dërgoi Erdogani Presidentit Rus Vladimir Putinit në datën 27 qershor të këtij viti. Sipas Putinit, Erdogani i kërkoi falje Rusisë për incidentin e ndodhur.

Temat
BotëLajme

Të afërta