Stili i Lionel Messit ka ndryshuar jo pak gjatë kohëve të fundit.
Ndryshimet ai i filloi me disa tatuazhe, pastaj me rritjen e mjekrës ndërsa ato kulmuan me ngjyrën e re të flokëve.
Por, ku po inspirohet Messi për këtë ndryshim rrënjësor?
Përgjigjen e jep faqja “Football Funnys”, e cila e ka postuar një foto në Twitter, duke treguar se si ka ndryshuar Messi pas bashkimit me brazilianin Neymar te Barcelona, përcjellë “Lajmi.net”.
Fotoja është shpërndarë shpejtë në internet dhe ka ngjallur reagime të mëdha.
Messi – before and after meeting Neymar pic.twitter.com/7pQGxAq4VG
— Football Funnys (@FootballFunnys) July 26, 2016