Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Dijamantit i jepet lamtumira e fundit nga mijëra persona (Foto)

Mijëra njerëz janë mbledhur në Ropicë të Vushtrrisë për të marr pjesë në varrimin e Dijamamt Zabërgjes, 21 vjeçarit që u vra në Muhih të Gjermanisë, bashkë edhe me tetë persona të tjerë, nga të cilët edhe dy vajza tjera me prejardhje nga Kosova.

Varrimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00 ndërsa trupi i pa jetë ka arritur në Kosovë mbrëmë vonë rreth mesnatës.

Pjesëmarrës në varri ka fytyra të ndryshime publike, në mesin e tyre edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, raporton lajmi.net.

Të pranishëm në varrim janë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati dhe zv.ministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj. Në këtë varrim është parë të jetë prezent edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /lajmi.net

Exit mobile version