Bie teli i rrymës në Krrabë, rrezikon nënën me fëmijët…e pëson kali (Video)

Një tel korrenti i cili është shkëputur nga shtylla ka rrezikuar jetën e një nënë me fëmijët e saj në fshatin Krrabë.

Sipas banorëve të zonës ata kanë mundur të shpëtojnë për çështje sekondash.

Por, një kalë ka rënë pre e telit të korrentit dhe ka ngordhur menjëherë. Banorët e kanë denoncuar këtë rast pranë Jetaoshqef.al, por shprehen se ky nuk është denoncimi i parë, pasi ata janë ankuar edhe në zyrat e OSHEE-së, kur kanë paguar dritat.

Temat
LajmeRajon

Të afërta