Botë

Arrestohen 2 gjeneralë turq dhe ish-guvernatori i Stambollit

By FIRST CHANNEL

July 26, 2016

Dy gjeneralë turq me mision shërbyes në Afganistan dhe ish-guvernatori i Stambollit janë arrestuar sot.

Dy gjeneralët janë kapur në Dubai, ndërsa guvernatori Husayin Avni Mutlu, i cili shërbeu nga viti 2010 deri në vitin 2015, është arrestuar në Stamboll, njofton një zyrtar brenda zyrës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka folur në kushte anonimiteti.