Zjarri te Spitali Amerikan, pacientët i vënë flakën njeri-tjetrit, humb jetën 55-vjeçarja

Policia e Tiranës ka sqaruar rrethana e shkakut të rënies së zjarrit në spitalin privat Amerikan.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .

Sipas informacioneve nga policia thuhet se ka pasur një konflikt mes Lefter .C dhe D.Saraçi, 47 vjeç.

Lefter .C pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin .

D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njëjtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2.

Temat
LajmeRajon

Të afërta