Veseli ngushëllon familjet e viktimave dhe homologun gjerman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi e dhimbjeje, për Familjen dhe të dashurit tuaj, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në sulmin në Munih, të premten e kaluar humbën jetën 9 persona e 27 u plagosën kur një i ri gjermano-iranian qëlloi me armë kalimtarë të rastit.

Në mesin e viktkimave ishine dhe tre të rinj shqiptarë të Kosovës.

Temat
Vend

Të afërta