Kryeministri turk, Binali Yildirim ka deklaruar se ura e Bosforit në Stamboll në të ardhmen do të quhet “Ura e dëshmorëve 15 korrik”.
Kështu do të quhet në nderim të civilëve që humbën jetën në tentim për të ndaluar puçin ushtarak, transmeton lajmi.net.
Vendimi për ndryshimin e emrit të urës është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, raporton Asociated Press.
Yildirim ka thënë se edhe në Ankara dhe Stamboll do të ngritën përmendore në nderim të civilëve të vrarë gjatë pucit ushtarak ku u vranë 200 njerëz.
Ura e Bosforit është njëra nga dy urat e mëdha në Stamboll ku ndahet pjesa e qytetit evropiane dhe aziatike.