Botë

Shqiptari ia vë flakën qelisë në Itali, 11 të asfiksuar, 5 janë gardianë

By Dijart Dyla

July 25, 2016

Një i burgosur shqiptar ka vendosur që të hakmerret për mënyrën e tij të trajtimit. Ai i ka vendosur flakën qelisë së tij, duke sjellë edhe asfiksinë e 6 të dënuarve të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Salerno, Itali në burgun e Fuornit. I dënuari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur i kishte vendosur flakën dyshekut të tij. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i autoriteteve të burgut.

Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dënuarve nga qelia, disa prej të cilëve ishin asfiksuar. Ngjarja ndodhi në një seksion të burgut ku ndodheshin 140 të dënuar.

Bashkë me të dënuarit edhe pesë gardianë të burgut kanë përfunduar në spital për tu kuruar.

Lajmin për këtë ngjarje e kanë bërë të ditur autoritetet e burgut të Fuornit.