Fotografi prekëse shfaqin pikëllimin e një fermere kineze, pasi shkoi në fermë dhe pa se përmbytja ia kishte mbytur derrat.
Fermerja nuk mund ta mbajë veten përderisa zbulon se shumica e bagëtisë së saj kishte ngordhur për shkak të motit ekstrem që përfshiu Kinën qendrore më 21 korrik.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë bllokuar shumë pjesë të Kinës gjatë javëve të fundit, me provincën Hubei që mbeti më e prekura, transmeton Gazeta Express.
Vetëm javën e kaluar, 154 njerëz vdiqën si pasojë e përmbytjeve. Dhe fotografitë e fundit nga atje shfaqin një fermere duke qarë mbi trupat e derrave të saj të ngordhur.