Botë

Mustafi transferohet te gjiganti evropian (Foto)

By Dijart Dyla

July 25, 2016

Valencia është pajtuar për shitjen e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi i Gjermanisë, tashmë është shumë pranë transferimit te klubi italian Milan.

Valencia ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij, ndërsa ka mbetur vetëm arritja e akordit mes klubeve.

Mustafi është gati për rikthimin në Serie A, aty ku shpërtheu nën fanellën e Sampdorias.