Sport

Milan e transferon futbollistin e Real Madridit

By Dijart Dyla

July 25, 2016

Alvaro Arbeloa është afër nënshkruajë me Milanin.

Alvaro Arbeloa pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A, pas shtatë sezonesh të kaluara te Real Madridi.

Mbrojtësi kontrata e të cilit me “Los Blancos” mbaroi në qershor, është afër transferimit te Milani.

33 vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me “Rossonerët”, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ai pritet të luajë si qendërmbrojtës nën urdhërat e trajnerit Vincenzo Montella.