Showbiz

Këngëtarja shqiptare nuk i njeh Getinjon dhe Cozman, mendon se janë futbollistë! (Video)

By Dijart Dyla

July 25, 2016

Mund të duket e pabesueshme, por këngëtarët shqiptar nuk e njohin njëri-tjetrin.

Një rast i tillë e dëshmon edhe këngëtarja Rovena Dilo, e cila në një intervistë kur është pytur për reperët shqiptarë, ajo ka menduar se janë futbollistë, transmeton Magazina.al

Në emisionin Vip Room në InTV,gazetari Kelvi ka bërë një lojë të vogël me këngëtaren Rovena Dilo. Ai jep disa emra artistësh dhe Rovena duhet të zgjedhë cili i pëlqen më tepër. Shumicën e këngëtarëve ajo nuk ka dashur të zgjedh në mes tyre, por kur është pyetur se kë do ta zgjedhte mes Getinjos dhe Cozman, ajo ka pyetur e habitur, “A janë futbollistë këta?!”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.