Ja kur do të mund ta blini iPhone 7

iPhone 7 do të jetë në shitje duke filluar nga 16 shtatori, bëhet e ditur sipas Evan Blass – i njohur si Evleaks.

Blass e bëri këtë të ditur përmes një postimi në Twitter, duke thënë se iPhone do të lansohet më 12 shtator dhe më pas duke specifikuar se prej 16 shtatorit celulari do të lëshohet për përdoruesit.

16 shtatori është data kur iPhone i ri do të lëshohet për klientët, shumë më herët se që lëshohej zakonisht viteve të kaluara, transmeton Gazeta Express.

Analistët dhe adhuruesit e produkteve të Apple janë duke e pritur me padurim pajisjen e re.

iphone 7

Temat
Teknologji

Të afërta