Xhamia e Ibrit ka gjasa të mos rindërtohet (Video)

Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë për Tribuna Channel.

Xhamia e ndërtuar qysh në vitin 1778 në veri të Mitrovicë pranë urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 forcat serbe dogjën xhaminë, kurse veç një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.

Xhamia-e-Ibrit-650x358

Tash xhamia që gjendej në urën që tashmë ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet.

Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosovë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar.

Temat
Vend

Të afërta