Prej sot, perëndimorët rrezikohen të bëhen pengje të terroristëve

Qytetarët perëndimor deri sot janë rrezikuar nga sulmet terroriste, ndërkaq nga sot ata janë të rrezikuar që të kapen si pengje nga terroristët.

Lideri i Al Kaidës Aiman al-Zavahiri është lajmëruar në një xhirim ku fton luftëtarët e kësaj organizate që të marrin perëndimorët si pengje dhe t’i këmbejnë me xhihadistët e burgosur.

Këtë e ka bërë të ditur grupi SITE, transmeton Reuters.

Në xhirimin që është publikuar në internet Al-Zavahiri rrjetën e ekstremistëve që të kidnapojnë perëndimorët “të gjithë derisa nuk lirohet edhe myslimani i fundit i burgosur dhe myslimanja e fundit e burgosur në burgjet e të krishterëve dhe nga armiqtë e islamit”, bën të ditur SITE.

Agjencia Reuters bën të ditur se nuk ka mundur të vërtetojë autenticitetin e këtij xhirimi.

Besohet se Zavahiri fshihet në pjesën kufitare në mes Afganistanit dhe Pakistanit ku gjendet edhe baza e talebanëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta