Rajon

Pas 25 vitesh, hapet një plazh i harruar në Shqipëri

By Dijart Dyla

July 24, 2016

Në Shqipëri, krahas plazheve tradicionale, gjithnjë e më shumë pushuesit po frekuentojnë plazhet e reja në bregdetin e Adriatikut dhe atë të Jonit, thuajse të panjohura më parë, ku ata gjejnë më shumë pastërti dhe qetësi.

Plazhi i Rrjolit ndërmjet Shëngjinit dhe Velipojes, është hapur për pushuesit pas 25 vitesh.

Deri sot, atje kishte vetëm bunkerë, ndërkaq sot është shndërruar në një zonë e qetë për pushuesit, raporton Zëri i Amerikës.