Pamje të rënda, mbërrijnë në Tiranë të plagosurit nga aksidenti në Gjirokastër (VIDEO)

Të plagosurit e aksidentit të Gjirokastrës janë transportuar me helikopter për në Tiranë, pasi gjendja e tyres ishte shumë e rëndë.

Nga përplasja e një furgoni pasagjerësh me një makinë me targa zvicerane, në të cilin udhëtonin disa kosovarë mbetën 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat e këtij aksidenti janë dy fëmijë dhe një grua.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta