Vend

Ndizen qirinj për viktimat kosovare në Munih (Foto)

By Dijart Dyla

July 24, 2016

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ndezur qirinj sot së bashku me anëtarë të familjes Zabërgja, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Familjes Zabërgja iu vra djali i tyre, Diamanti, së bashku me dy vajza tjera nga Kosova, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.

“Sonte në Prishtinë së bashku me familjen Zabërgja dhe shumë qytetarë të Kosovës dhe bashkatdhetarë duke kujtuar e nderuar Diamantin, Sabinën dhe Armelën”, ka shkruar Murati.

Tri viktimat do të varrosen të martën në vendlindje, ndërkaq sot ka qenë ditë zie për ta në Kosovë.