Lajme

Kapen 19 afganë në Shkodër, arrestohet njëri prej trafikantëve, tjetri në kërkim

By FIRST CHANNEL

July 24, 2016

Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve ne DVP Shkodër, në kuadër të hetimit, dhe dokumentimit ligjor të veprën penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” STOP”, ku si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale një-javore bënë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Sipas policisë së Shkodrës në pranga ka rënë Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim R.M (ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij).

Policia sqaron se në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur

Nga shërbimet policore te DVP Shkodër, personave Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298 dhe 25 i Kodit Penal.