Humb në Kinë aeroplani me lojtarë i Unitedit (Foto/Video)

Manchester Unitedi është detyruar të bëjë ulje të parakohshme për shkak të motit të dobët.

Futbollisti i Manchester Unitedit, Memphis Depay ka thënë se ata kanë humbur për shkak të motit të keq që po mbretëron në Kinë.

Ata është dashur të udhëtojnë Pekin, ku të hënën do të luajnë ndeshje miqësore kundër rivaleve të qytetit Manchester City.

Por, ata për shkak të motit të keq është dashur që të aterojnë para kohe.

“Ne kemi humbur diku, na është dashur të bëjmë një ulje të shpejtë. Ne tentuam të udhëtojmë për Pekin, por për shkak të motit të keq është dashur të ndalojmë më herët”, ka thënë Depayt.

11_1469380258-2195452

Temat
BotëSport

Të afërta