E larguan nga agjencia për shkak të peshës, modelja pushton rrjetet sociale

Lawrence ka pushtuar botën me fotografitë e saj.

Me linjat e trupit dhe fotografitë e saj seksi, Lawrence po “turpëron” shumë gra të reja. Si rezultat i një fushate të suksesshme, të ardhurat e agjencionit ku ajo punon – Aerie – tejkaluan ato të Victoria’s Secret për shkak të saj.

Iskra Lawrence është padyshim modelja më e njohur se Aerie. Ajo ka folur për Business Insider rreth eksperiencës së saj si modele. Ajo filloi të merrej me modelizëm kur ishte 13 vjeçe. Para kësaj ajo ishte notare – gjë që i ndihmoi ta zhvillonte trupin, transmeton Gazeta Express.

Por, ajo ishte përjashtuar nga agjencia e parë ku punonte për shkak se ijët e saj ishin shumë të mëdha. “Isha rreth 15-16 vjeçe”, thotë ajo, “dhe ata thjeshtë më thanë, ijët tua janë 36 inç, duhet të jenë 34 në këtë moshë. Ato janë të mëdha”, tha ajo për Business Insider.

Pavarësisht se e përjashtuan nga agjencia e parë ku punoi si modele, Lawrence tani ka vazhduar karrierën e saj për një agjenci tjetër dhe po e shijon suksesin.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo ka arritur të bëhet hit për shkak të paraqitjeve të saj seksi. Shikoni disa prej fotografive të saj:

1_1469375412-6674813

214_1469375415-4575787

221_1469375419-9005094

231_1469375424-1447816

666_1469375428-6683709

Temat
Showbiz

Të afërta