Dy fëmijë nga Kosova kanë vdekur vjet në spitalin e Shkupit pas synetimit!?

Mjekët nga Maqedonia dhe Kosova po heshtin ngjarjet më makabër që po ndodh me synetimet e djemve të vegjël nga berberët. Portali Lajmpress.com mëson jozyrtarisht se gjatë vitit të kaluar për shkak të komplikimeve nga synetimi i bërë nga ana e berberit, kanë vdekur dy fëmijë të vegjël nga Kosova, në spitalin shtetëror në Shkup.
Lajmi për vdekjen e dy fëmijëve është heshtur për shkak të përgjegjësisë të cilat duhet t’i mbajnë autorët.

LAJMPRESS raporton se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar kur dy fëmijë nga Kosova kishin qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, disa ditë pas synetimit nga ana e berberit. Mësohet se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, këta fëmijë ishin transportuar nga spitalet e Kosovës në spitalin në Shkup ku janë trajtuar disa ditë. Mirëpo, pas disa ditësh në qendrën intensive në Spitalin Shtetëror në Shkup për shkak të komplikimeve të rënda fëmijët kanë vdekur.

Mjekët kishin konsideruar se mes tjerash këto komplikime kishin ndodhur për shkak të pajisjeve jo sterile të cilat po i përdorin berberët.

Ndryshe, në Maqedoni dhe Kosovë me vite punën e ndërhyrjes kirurgjike, që njihet si synetim, e bëjnë njerëz jo adekuat të cilët në popull njihen si berberë, mirëpo edhe më keq është kur synetimet bëhen nga persona të cilët vinë nga Turqia, të njohur si “xharrahu”. Mësohet se këta persona që bëjnë synetime kolektive nuk mbajnë përgjegjësi për shëndetin dhe komplikimet që ju ndodhin fëmijëve gjatë synetive.

Komplikimet e rënda ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar (xherrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar rregullat e sterilizimit apo kur janë përdorur materiale me afat të skaduar.

Temat
LajmeVend

Të afërta