Vrasësi i Munihut vetën e quante me nofkën “Psiko” (Foto)

Sipas Bild-it, ai kur luante lojëra kompjuterike, vetën e quante me nofkën “Psiko”, transmeton lajmi.net.

Ali David Sonboly, gjermano-iraniani që vrau nëntë persona dje në Munih të Gjermanisë, në mesin të cilëve edhe tre shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria, kishte treguar shenja depresive qysh kur luante në “video lojëra”.

Sipas Bild-it, ai kur luante lojëra kompjuterike, vetën e quante me nofkën “Psiko”, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai e mbante nofkën edhe “God like” kur luante me shokë. “Por, ai ishte larguar nga një ‘chat room’ i lojërave online, pas sjelljeve të dyshimta, dhe i kishte thënë një miku të tij online se “do t’ju vrasë të gjithëve”.

Një shok i tij i lojërave thotë: Ne e larguam atë nga grupi online i lojërave gati para një viti, pasi gjatë tërë kohës na kërcënonte.

Megjithatë, ai kishte përdorur identitete dhe nofka tjera që të rikthej në këto lojëra online.

Pasi që vrau nëntë persona dhe plagosi 21 të tjerë, Ali David Sonboly vrau vetën.

alis

Temat
BotëLajme

Të afërta