I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nëpërmjet Facebook’ut ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë, me ç’rast mbetën të vdekuar dhjetë persona ku tre prej tyre ishin shqiptarë.
Veseli ka ngushëlluar familjarët e viktimave duke shkruar:
“Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë.
Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës.K.V.”

