Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Thaçi: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmeve terroriste në Munih të Gjermanisë. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se është i tronditur me këto sulme.

“I dënoj ashpër të shtënat në Munih. Në këto momente ndjej me viktimat dhe familjet e tyre. Kosova solidarizohet me Gjermaninë”, ka shkruar ai.

Deri me tash nga sulmet në Gjermani kanë mbetur të vdekur 9 persona dhe më shumë se 20 janë plagosur kur tre persona kanë sulmuar qytetarët në një qendër tregtare dhe rrugëve të Munihut.

Exit mobile version