Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Rrokulliset autobusi me adoleshentë në Francë (Foto)

Të paktën 15 persona janë lënduar, përfshirë dy rëndë, pasi një autobus që po barte adoleshentë nga Uellist për në lindje të Francës, doli nga rruga dhe u rrokullis.

Raportohet se autobusi, i cili ishte nisur nga veriu i Uellsit, po shkonte për në Itali dhe u përplas në një hendek në magjistralen “A39” në Lons-le-Saunier, afër kufirit zviceran.

Shumica e udhëtarëve në autobus ishin të moshës 14 deri 17 vjeçe, ndërsa të lënduarit janë adoleshentë, raporton BBC, përcjell Express.

Në shoqërimin e 44 adoleshentëve ishin edhe katër të rritur.

Exit mobile version