Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një predhë, kur dy persona kanë shkrepur me armë zjarrin në tavanin e një lokali.
Policia ka bastisur shtëpinë e njërit nga të dyshuarit dhe ka konfiskuar një revole dhe disa fishekë.
“Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar në një lokal , për shkaqe të pa njohura kanë shkrepur me armë zjarri në tavanin e lokalit ,me ç’rast dyshohet se nga predha është lënduar një person . Lidhur me rastin Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e njërit nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole XDM me 19 fishek të kalibrit të pa njohur. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Fjalët kyçe
XDMTemat
Vend