Disa lopë të ngordhura janë hedhur nga persona deri tash të pa njohur në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.
Këto lopë janë hedhur në skaje të rrugës në vendin e quajtur “Lugi i Gjures”, raporton Drenicasot.
Siç shihet në fotot e siguruar nga drenciasot.com, lopët janë të hedhura në përroskë ujë.
Banorët e këtij fshati shprehen se nuk e dinë se kush i ka hedhur këto lopë, por shprehen se ato janë aty dhe se kanë frikë nga përhapje e ndonjë sëmundje.