Messi gëzon tifozët e Barcelonës

Lionel Messi është kthyer nga pushimi më herët se që ishte paraparë.

Lionel Messi është pjesë e skuadrës së Barcelonës, e cila do të udhëtojë në St. George’s Park në Britani të Madhe, për përgatitjet parasezonale.

Argjentinasi ishte planifikuar t’i bashkohej ekipit më 1 gusht, por siç duket ai ka kërkuar vetë që të kthehet më herët, për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.

messi-curry-624x358

Messi kështu do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 30 korrikut kundër Celtic.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve: Leo Messi, Arda Turan, Masip, Luis Suárez, Munir, Sergi Roberto, Adriano, Aleix Vidal, Mathieu, Denis Suárez, Samper, Tello, Montoya, José Suárez, Josep Martínez, Marlon, Martínez, Borja López, Carbonell, Gumbau, Aleñá, Nili, Alfaro, Cámara y Mujica

messi-st-georges-1024x375

Temat
Sport

Të afërta