Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Juventusi e “konfirmon” largimin e Pogbas (Foto)

Juventusi e ka hequr fotografinë e Paul Pogbas nga rrjetet sociale.

Në fotografitë e “coverit” të skuadrës së Juventusit në rrjetet sociale, Facebook e Twitter, nuk bën pjesë Paul Pogba, përkundër faktit që është ylli më i madh në ekip momentalisht.

Medie të ndryshme shkruajnë se me këtë veprim “Zonja e Vjetër” thuajse e konfirmon largimin e tij.

Pogba po kërkohet me ngulm nga Manchester United, por së fundmi në garë ka hyrë edhe Real Madridi.

Exit mobile version