Lajme

Hoxhaj viziton familjen Segashi, vendos lule në vendin e tragjedisë

By FIRST CHANNEL

July 23, 2016

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka arritur në mbrëmje në Munih ku e ka vizituar familjen Segashi, e cila ka humbur vajzën 14 vjeçare në ngjarjen e djeshme, transmeton lajmi.net.

“Sapo arrita në Munih për të takuar dhe ndarë dhimbjen me familjet kosovare të prekura. I’u shpreha ngushëllimet e mija familjes Segashi e cila humbi Armelën 14 vjeçe. Në vendin e tragjedisë vendosa lule në nderim për të gjitha viktimat”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.