Kemi pritur shumë kohë që një vendim i tillë të konfirmohej dhe më në fund çdo gjë është zyrtare, Dua Lipa do të performojë në Tiranë.
Më datë 9 gusht Dua do të jetë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ku do të performojë në një koncert bamirësie, hyrja e së cilës bëhet falas pa bileta.
Pak orë më parë, ajo ka postuar në profilin e saj të “Instagram”-it se më 10 gusht do të jetë e pranishme në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” ku gjithashtu hyrja do të jetë falas.
Dua na tregon se ndjehet shumë e lumtur dhe e emocionuar që do të gjendet pranë nesh dhe se është gati të na argëtojë me muzikën e saj. Në fund ajo na përshëndet duke na thënë “Shihemi së shpejti Tiranë”.
Fjalët kyçe
Dua LipaTemat
Showbiz