Botë

Dëshmitarja përshkruan panikun e sulmit në Munih

By FIRST CHANNEL

July 23, 2016

Një dëshmitare okulare ka përshkruar momentin kur ajo ia doli të ikte nga qendra tregtare pas të shtënave në Munih, duke e përshkruar momentin e panikut.

Thamina Stoll tha për ITV News se ishte duke ecur drejt qendrës tregtare me familjen e saj kur panë një grup njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Ajo tha se grupi kishte dëgjuar të shtënat dhe “bërtisnin dhe qanin”, dhe se ishin në panik, transmeton Gazeta Express.

Stoll i mori ata në apartamentin e gjyshes së saj afër qendrës tregtare dhe tha se rreth pesëdhjetë persona vrapuan drejt shtëpisë së tyre për të kërkuar strehim.

Ajo shtoi: “Të gjithë ishin me të vërtetë të frikësuar dhe të hutuar. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte”.