Botë

Deklarata e Scholes do ta “nervozojë” Ibrahimovicin

By Dijart Dyla

July 23, 2016

Paul Scholes dyshon se Zlatan Ibrahimovic do të ketë ndikim të madh në Manchester United.

Zlatan Ibrahimovic është aktualisht përforcimi më i madh në Manchester United.

Por, legjenda e klubit, Paul Scholes ka paralajmëruar skuadrën nga Old Trafford se nuk duhet të pres të njëjtin kontribut nga suedezi, sikurse që bëri ai në Paris Saint-Germain.

“Nuk e dimë për Zlatanin. Ai është 34-vjeç, në gjendje të mirë fizike dhe ndoshta do të luajë për një vit”, deklaroi Scholes për “Sport Witness”, përcjell “Lajmi.net”.

“Te rasti i Ibrahimovicit, PSG krijoi shumë raste për të dhe ishte e lehtë të shënonte gola në atë ekip dhe në atë ligë”, shtoi ai.

“Ky ekip i Manchester Unitedit nuk është i mirë sa ai i PSG-së. Ai duhet të punojë më shumë për veten në United se sa në PSG”, përfundoi Scholes.