Sport

ZYRTARE: Anglia me trajner të ri (Foto)

By Dijart Dyla

July 22, 2016

Sam Allardyce është emëruar përzgjedhës i Anglisë.

Federata Angleze e Futbollit, e ka zyrtarizuar Sam Allardycen në pozitën e përzgjedhësit të “Albionëve”.

Allardyce është një trajner me përvojë të madhe në Premierligë, ndërsa në sezonin e fundit ishte menaxher i Sunderlandit.

Ai në këtë post e zëvendëson Roy Hodgsonin që dha dorëheqje pas zhgënjimit në “Euro 2016”.