Tri gra me ferexhe tmerrojnë Venecian

ktet e fundit terroriste në vendet e Europës kanë rritur vëmendjen dhe frikën e njerëzve.

Në Jesolo, Venecia, disa qytetarë lajmëruan policinë kur panë tri gra të mbuluara.

Në fakt, personat e “dyshuar” ishin një familje nga Arabia Saudite që kishte zgjedhur Italinë për pushime.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin 4 burra dhe 3 gra, të cilët, pas verifikimeve rezultuan me të gjitha dokumentet në rregull.

Ata kishin dalë për një shëtitje të gjithë së bashku pa e menduar se mund të bëheshin objekt dyshimi për ndonjë njeri.Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë të lirë.

Temat
BotëLajme

Të afërta