Lajme

Thaçi kujton 22 korrikun e 2010-ës, ja çfarë ka ndodhur në këtë datë!

By Dijart Dyla

July 22, 2016

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kujtuar 22 korrikun të vitit 2010, ditë kjo kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj këshillues mbi legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Siç vlerëson kreu i vendit, edhe pas gjashtë viteve, ky vendim sipas tij, mbetet ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilin ai thotë se u çimentua legjitimiteti i vullnetit dhe i aspiratave të popullit të Kosovës për pavarësi.

“Nga kjo ditë, rruga e integrimit në BE dhe NATO është e plotë për tërë rajonin, duke u siguruar kështu paqja afatgjate dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë”, ka shkruar i pari i shtetit Hashim Thaçi në Facebook.