Speci djegës, trajtimi i duhur për dhimbjet

Ilaçi i mirë për dhimbjet përbëhet nga frytet e thara të specit djegës (capsicum annum L,. familja Solanaceae), i cili është një bimë barishtore njëvejçare, e kultivuar kudo në vendin tonë.

Droga përmban, kryesisht, alkaloidin kapsaicinë, esencë, pigmente karotinoide(kapsantinë, kapsorubinë), vitamina dhe flavone. Në sajë të kapsaicinës, speci djegës ngacmon lëkurën e cipën që mbulon sipërfaqen e brendshme të aparatit tretës dhe shkakton ndjenjën e të djegurit. Në doza të caktuara nxit rrjedhjen e lëngjeve të stomakut dhe rrit peristatikën dhe diurezën. Është provuar se pirja spec djegese një luge gjelle me lëng speci djegës shkakton një skuqje që vjen si pasojë e qarkullimit më të bollshëm të gjakut, i cili largon në këtë mënyrë lëndët e dëmshme nga trupi.

Në sajë të këtyre vetive, speci djegës përdoret si mjet që hap oreksin, ndihmon tretjen, nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe shton daljen e lëngjeve nga trupi I njeriut.

Nga jashtë, speci përdoret si mjet që ngacmon lëkurën, që rrit qarkullimin e gjakut aty ku vendoset, që pakëson dhembjen dhe ndikon në shpejtimin e shërbimit të sëmundjeve reumatizmale të podagrës dhe në zhdukjen e dhembjeve të tjera të kyçeve.

Nga goja speci djegës mund të përdoret në forma të ndryshme si pluhur, tinkturë, etj.

Në formë pluhuri përdoret 3 herë në ditë nga 0.1 g. tinktura përgatitet duke hedhur në një shishe 10 g spec djegës të thatë ku shtohen 100 g alkool 60°; pas disa ditësh, duke u përzier herë pas here, lëngu kullohet; prejt tij pihen 20-30 pika, 2-3 herë në ditë.

Nga jashtë përdoret tretësira alkoolike, e cila përgatitet duke lënë jashtë 6 speca djegës të freskët në 100 g alkool 80° për dy ditë, pastaj lëngu kullohet; me lëngun që fitohet lyhet ose fërkohet sipërfaqja e vendit ku ndjehet dhembja.

Në vendin tonë me spec djegës përgatitet preparati Linimentum. Profarma, i cili jepet pa recetë mjekësore dhe përdoret për fërkim në nevralgji, mialgji, reumatizëm etj.

Ruajtja:

Droga duhet të ruhet me kujdes, sepse ajo thith me lehtësi lagështi dhe shpesh preket nga insektet. Në vende të thata droga ruan veprimin për veprimin për 18 muaj.

Temat
Shëndet

Të afërta