Pavarësisht të gjithave, e drejta për jetë mbetet e garantuar në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian Thorbjørn Jagland , është informuar nga autoritetet turke se Turqia ka njoftuar shmangien e saj nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në bazë të nenit të 15 të Konventës.

Mundësia e kësaj shmangie është paraparë me nenin 15 të Konventës, që në raste emergjente kërcënojnë jetën e një kombi e kjo është përdorur edhe nga disa shtete anëtare, nga Franca dhe Ukraina, transmeton lajmi.net.

Por, shmangie nuk mund të ketë nga këto nene: Neni 2 (E drejta për jetën), Neni 3 (Ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues), Neni 4 (ndalimi i skllavërisë) dhe Neni 7 (Nuk ka dënim pa ligj), raporton lajmi.net

Është e rëndësishme të theksohet se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të aplikohet në Turqi, ku Qeveria kërkon që të mbështetet në nenin 15 me qëllim që të shmanget nga Konventa në raste individuale.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do të vendosë nëse aplikimi i plotëson kriteret e përcaktuara në Konventë, sidomos kriteret e proporcionalitetit të masës së marrë.

“Turqia do të shmanget nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut për aq kohë sa ajo nuk bie ndesh me detyrimet e saj ndërkombëtare” tha zëvendëskryeministri Numan Kurtulmuş.

Zyrtarët turk kanë premtuar se liria dhe jeta e qytetarëve nuk do të preket, dhe kanë cekur përsëri se edhe Franca si fuqi perëndimore ka marrë masa të ngjashme.

Ky nen përcakton se masat duhet të jenë rreptësisht proporcionale dhe nuk diskriminojnë njerëzit në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare.

Temat
BotëLajme

Të afërta