Lajme

“O lele, o lala, kam rënë në sevda”, Sali Berisha tallet me Ramën

By FIRST CHANNEL

July 22, 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur të hënën ditë pushimi për administratën, pas miratimit të reformës në drejtësi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha flet me ironi për faktin që kreu i qeverisë kërkoi të merret meritat për konsensusin e arritur dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.