Lajme

Nuland telefonatë me Bashën pas reformës: Tregove se je patriot për vendin tënd

By FIRST CHANNEL

July 22, 2016

Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland pas miratimit me konsensus të plotë në Kuvend. Zyrat e shtypit të PD-së që ka zbardhur bisedën thotë se Nuland i është shprehur Bashës se “me qëndrimet dhe veprimet e tij ka dëshmuar se është një patriot për vendin dhe interesat e tij”.

Nuland ishte një nga negociatoret kryesore për finalizimin e draftit me ndryshimet kushtetuese.

Në vazhdim të bidesës me Nuland, Basha shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen edhe për ambasadorin Donald Lu i cili sipas tij ka luajtur një rol kyç ne këtë proces të gjatë, të mundimshëm dhe të vështirë në Tiranë deri në finalizimin e draftit me konsensus.

“Ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës” tha kreu i PD.

Sfida e ardhshme për opozitën sipas kreut të PD janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe për këtë ka marrë mbështetjen e zonjës Nuland.

“Do të kërkojmë një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA për zgjedhje të lira dhe të ndershme” theksoi kryetari i opozitës.