Nora flet për heqjen e unazës së martesës dhe për kopjimin nga Era Istrefi (Foto)

Një fotografi e postuar kohë më parë nga Nora në të cilën nuk i shihet në gisht unaza e martesës, ka bërë që edhe njëherë të flitet për ndarjen e saj nga Roberti.
Gazeta Express ka kontaktuar këngëtaren e cila është përgjigjur për këtë çështje.

“Është jeta jem private, unë vendosi se çka dua unë me bë publike, qoftë ajo për ndarje, martesë, bashkëjetesë apo fëmijë. Unë vendosi kur të flas për këto gjëra edhe pse nuk e kam në interes aspak që të flas diçka të tillë. Mediat mund të vazhdojnë të merren ende me këtë gjë por nuk jam e interesuar të diskutoj për këtë temë” janë fjalët e Norës.

Këngëtarja është pyetur edhe për këngën e re për të cilën ka dhënë detaje.

“Kënga është finalizuar edhe me klip dhe pritet të dal shume shpejt, por akoma nuk kam datë të saktë se kur do të publikohet” ka thënë ajo duke shtuar se klipi është xhiruar në Prishtinë nga Entermedia.

Nora po ashtu ka mohuar që në këngën e re ta ketë kopjuar motrën e saj Erën duke theksuar se mes këngës të saj së re dhe hitit ‘BonBon’ ngjashmëria është vetëm të kompozitori e që është Cricket.

nora_1469206407-6719919

Temat
Showbiz

Të afërta